PDA

Trego pamjen e plotė tė : Qendra MEDART shpall konkurrimin per pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv te Qendres.


Olda Ceta
06.12.2005, 11:17
NJOFTIM PUNESIMI



QENDRA SHQIPTARE NDERMETESIMIT DHE ARBITRAZHIT TREGTAR, nje organizate jo fitimprurese qe ofron Zgjidhjet Alternative te Mosmarreveshjeve nepermjet ndermjetesimit dhe arbitrazhit, shpall konkurimin per vend te lire pune ne pozicionin e Drejtorit.



Kriteret qe duhen plotesuar per te aplikuar per vendin e mesiperm jane:

1. Te kete perfunduar arsimin e larte, mundesisht ne drejtesi apo administrim biznesi;

2. Te kete note mesatare te larte;

3. Te kete eksperience pune ne sektorin publik ose privat (me shoqeri private, firma juridike, gjyqesor, shoqata jo qeveritare ose ne administraten shteterore);

4. Njohje shume e mire me te folur dhe te shkruar, te gjuhes angleze;



Kandidati duhet te kete keto aftesi:

1. Aftesi te mira komunikimi me goje dhe me shkrim (duke perfshire te foluren ne publik);

2. Aftesi te forta organizative (per administrimin e programit, manaxhimin e projekteve, aktiviteteve, etj.);

3. Aftesi administrative (manaxhimi i zyres, informacionit, raportimit, etj.);

4. Kuptim te mire te ceshtjeve ligjore dhe gjyqesore si dhe te realitetit te biznesit tregtar;

5. Aftesi ne perdorimin e kompjuterit, programet Microsoft Outlook, Word, Excel, PowerPoint, etj.



Cilesi te tjera:

1. Te jete i respektueshem ne komunitetin ligjor dhe te biznesit ne Tirane;

2. Te kete reputacion per ndershmerine dhe integritetin e tij;

3. Te jete i afte te promocionoje Zgjidhjet Alternative te Mosmarreveshjeve;

4. Te mos kete konflikt interesi profesional.



Kandidatet duhet te paraqesin dokumentat e meposhtme:

1. Fotokopje te diplomes;

2. Fotokopje te listes se notave;

3. Certifikate personale;

4. Deshmi penaliteti;

5. Fotokopje te deshmive te kualifikimit;

6. Te pakten nje reference nga punedhenesit e meparshem;

7. Dokumente te tjera qe kandidati i gjykon te nevojshme.



Dokumentacioni duhet te paraqitet deri ne daten 24 dhjetor 2005, ne nje nga adresat e meposhtme:



Me poste (ose dorazi): Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pallati pas Akademise se Arteve, Kutia Postare 2953, Tirane

Me e-mail: medart@sanx.net (medart@sanx.net)

Me faks: (04) 243 740



Vetem personat qe do te intervistohen do te njoftohen.




Tel. : 243 740

Fax. : 243 740

Cel. : 068 20 21 360