• Tirane, ofroj vend pune Punonjese sociale me grate

PROFILI I POZICIONIT PER PUNONJËSE SOCIALE ME GRATË

Pozicioni: Punonjëse sociale me gratë në projektin WRAJFT

Punonjësi raporton tek: Manaxherja e projektit WRAJFT

Qëllimi i pozicionit: Punonjësja sociale është përgjegjëse për zbatimin e ndërhyrjes me grupet e grave në zonën e Tiranës lidhur me objektivat e projektit WRAJFT në kuadër të politikave dhe planit strategjik të Shoqatës Kombëtare Edukimi për Jetën - SHKEJ

Funksionet / detyrat kryesore:

 Lehtëson krijimin dhe konsolidimin e grupeve të grave në zonat target të projektit.
 Orienton dhe shoqeron gratë kundrejt sherbimeve në territor
 Mban lidhje me Personat/ grupet e interesit të Projektit

Edukimi:
 Aplikanti duhet të ketë arsim të lartë, preferohet në degët shkenca sociale.
 Të ketë marrë pjesë në kurse, trajnime, seminare të ndryshme me tema sociale.
 Të ketë marrë formime shtesë në punën me grupet e grave ne komunitet.

Gjuha e huaj:
 Do të konsiderohet si kusht zotërimi i mirë i gjuhës angleze të shkruar dhe të folur.

Eksperienca:
 Aplikanti duhet të ketë të paktën 3 vjet experiencë pune të ngjashme dhe me target të ngjashëm.

Komunikimi:
 Të jetë i hapur dhe pa paragjykime raciale, fetare, krahinore, gjinore apo të tjera.
 Të jetë i aftë të komunikojë në dhe me grupe.
 Të jetë i aftë të krijojë dhe mbajë të qëndrueshme marrëdhëniet.
 Të ketë njohje të mirë të kulturës rome dhe egjiptiane.
 Të ketë aftësi të mira përshtatjeje me grupe të moshave e niveleve të ndryshme.

Kapacitete/kompetenca personale:
 Aftësi për punë të pavarur dhe në grup, mjedisi bashkëpunues është thelbësor.
 Aftësi në vendosjen e prioriteteve në mënyrë të efektshme dhe zbatimin e detyrave në një ambjent nën trysni të lartë.
 Reagon ndaj ndryshimeve dhe kthesave të projektit në mënyrë të menjëherëshme dhe me efiçensë.
 Aftësi për të lehtësuar tensionin mes grupeve te grave, në rast rritje.
 Aftësi ndërpersonale të mira dhe në menaxhimin/zgjidhjen e konflikteve
 I/E aftë të zhvillojë kërkime në çështjet dhe produktet e lidhura me projektin.
 Duhet të jetë i aftë të mësojë, kuptojë, dhe aplikojë teknologji të reja.
 Aftësi në shërbimin ndaj klientit.

Aftësi teknike/ kompjuterike:
 Njohuri të mirë të paketës WindoWs XP/ Vista , konkretisht të programeve Word, Excel, Powerpoint, Publisher, Internet Explorer etj.
 Aftësi të mira në database, hedhja e të dhënave.
 Aftësi të mira në përpilimin e dokumentacioneve të ndryshme.

Te interesuarit te dergojne nje Curriculum vitae dhe nje leter motivimi prane postes elektronike.
Aplikimet pranohen ne adresen grua@shkej.org deri me date 13 Qershor 2011.

• Kontrata e punës do të zgjasë për një periudhë një vjeçare Korrik 2011 – Qershor 2012.

Tel. : 042265398

Cel. : 0672011083
 


Apply WhatsApp
Back
Top