• Elbasan, ofroj vend pune Agjent Rishites

Shoqeria Abissnet sh.a. eshte ISP-ja me e madhe ne Shqiperi me objekt te aktivitetit te saj kryerjen e sherbimeve te nderlidhjes me internet, e-mail, webhosting, telefoni etj. per abonente te ndryshem. Kjo shoqeri eshte themeluar ne vitin 2000 dhe ka nje shtrirje prej 90% ne te gjithe territorin e Shqiperise .

Kompania Abissnet sh.a. paraqet oferten e punes si me poshte vijon :


Agjent Rishites per Elbasanin.

Detyrat :

1. Menaxhon procesin e shitjeve te produkteve Abissnet ;
2. Krijon dhe drejton stafin e tij ne perputhje me kerkesat e kompanise ;
3. Krijon kliente te rinj dhe kujdeset per ekzistuesit duke u ofruar sherbime te telefonise dhe te internetit ;
4. I raporton kompanise ecurine e aktivitetit te tij dhe perpiqet per arritjen e objektivave te vendosura nga kompania si dhe per rritjen e fitimeve, pasi vete aktiviteti i punes gjeneron te ardhura te mira .


Kriteret e domosdoshme per aplikim jane :

1. Te kete arsim te larte, preferohen kandidatet qe jane te diplomuar ne fushat e telekomunikacionit, administrim-biznesit etj ;
2. Te kete minimalisht 2 vjet eksperience pune ne fushen e menaxhimit ;
3. Te kete aftesi shume te mira organizuese dhe te jete i afte te punoje nen presion ;
4. Te kete aftesi te mira komunikuese dhe drejtuese ;
5. Te kete iniciative dhe te jete i afte te krijoje e te drejtoje grupin e tij.
Intervistat do te zhvillohen ne zyrat e kompanise ne Tirane, ndersa punesimi eshte per filialin ne Elbasan.

Kualifikime/Kërkesa: Preferohet qe kandidati te kete kryer trainime te ndryshme dhe te kete certifikata kursesh te kryera ne fushen e Telekomunikacionit dhe ne ate te Menaxhimit .

Te interesuarit te dergojne CV-te e tyre prane adreses se zyrave tona :

E-mail: b.njerezore@abissnet.al
Rruga: "Ismail Qemali", Pallati Abissnet, Tirane.
Telefon: 044300001/222
 


Apply
Back
Top