• AL, Tiranë ofroj vend pune Lehtesues Burimor

lloji i njoftimit. : ofroj vend pune

Shteti............: AL,

Qyteti............: Tiranë

Shoqata SOS-Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që operon esklusivisht në ndihmë të fëmijëve që kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre dhe që për rrjedhim kanë nevojë për një shtëpi permanente të re.

Shoqata SOS-Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë, në pozicionin

Lehtesues Burimor për SOS – Shkolla “ Hermann Gmeiner “ .


Përgjegjësitë:

- Zhvillimin e programeve te edukimit individual

- Vlerëson situatën socio-ekonomike të familjeve që bëjnë pjesë në programin e bursave

- Harton, implementon dhe monitoron programe ne ndihme te komunitetit

- Siguron mbështetje pedagogjike, këshillim për femijet me nevoja te vecanta

- Siguron bashkëpunimin me organizata qeveritare dhe joqeveritare, që kanë programe të ngjashme



Kualifikimet / Aftësite / Eksperienca
  • Arsim i lartë (preferencë kanë aplikantët që kanë përfunduar studimet universitare në shkencat sociale ose që kanë kryer trainime në fushën sociale);
  • Të zotërojë gjuhën Angleze dhe të jetë i aftë të përdorë kompjuterin;
  • Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 vjet në fushën sociale
  • Të jetë fleksibël, komunikues, krijues dhe i aftë të punojë në terren.
  • Të jetë i aftë të marrë vendime dhe iniciativa
Ofrohen:
  • Marredhenie të rregullta punësimi;
  • Mundësi për një eksperiencë brilante në punën me femijet,
  • Pushime me kohëzgjatje në përputhje me kontraten e punësimit;
  • Mundësi për zhvillim profesional.
  • Paga dhe kushtet e punës jane atraktive dhe konkuruese në tregun shqiptar të punës.
Paraqitja e dokumentave:

Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 10.09.2006 pranë SOS Shkolla” Hermann Gmeiner “ (kërkesë për aplikim, curriculum vitae, diplomë të shkollës së lartë, listë notash, dëshmi të ndryshme kualifikimi etj ).


Tel: 04 354838

Email: manjolazeneli@soskd.org.al


Fax. : 04 354681/248
 


Apply
Back
Top