• Shitet Truall 1'364m², 210'000 €, mjaft përshtashme për Pallat e Vila, në rr.Sul Starovari,1.5km nga qendra Pogradecit 400m nga bregu Liqenit e 4km ng

Cmimi Euro
210000
SHITET:Tokë/Truall për ndërtim pallati e vila, sipërfaqe 1'364m[SUP]2[/SUP], në rrugën "Sul Starovari", 400m nga bregu i Liqenit (lulishtja /shëtitorja /rr.Harmonia/verdove) dhe rrethe 1.5-km nga qendra e Pogradecit dhe 4-km nga pika turistike Drilonit.
Zona pas Stadiumit, rr."Sul Starovari" e rr."Vllazërimi": Toka/Trualli gjendet në zonën, pasi kalon stadiumin "Gjergji Kyçyku" në zonën midis dy rrugëve kryesore; rrugës "Sul Starovari" (SH64) dhe rrugës "Dëshmorët e Pojskës"/ e rr. "Vilave", nga ku qyteti i Pogradecit ka marrë një shtrirje dhe zgjerim dhe se pjesa më e madhe e kësaj zone ka marrë një destinacion urban, duke u kthyer në truall/troje për objekte të ndryshme banimi e shërbimesh (si pallate banimi, lokale, hotele, shtëpi dhe vila të ndryshme...etj). Prona/Trualli bën pjesë në zonën pranë Liqenit(buzë liqenit dhe shëtitores),e cila pozicionohet rreth 1.5km në lindje të qendrës së qytetit të Pogradecit dhe rrethë 4-km nga pika turikstike e Volorekës-Drilonit. Shtrirja e kësaj zone/mikro-zone në përgjithesi është e rrafshët, me pak pjerrësi për largimin e ujrave sipërfaqësore drejt liqenit. Aktualisht, kjo është një ndër zonat më të preferuara urbanistike/shumë pranë bregut Liqenit dhe në aksin turistik Pogradec-Drilon, si për banim dhe qëllime turistike të Pogradecit, e mirë pozicionuar, e integruar dhe lehtësisht e aksesueshme në të gjitha drejtimet për hyrje/dalje dhe lidhje me zonat e tjera. Gjithashtu, kjo zonë, ku gjendet edhe prona është me zhvillim të shpejtë në vitet e fundit, si në drejtim të pallateve për banim, të shtëpive/vilave të reja, të hoteleve dhe restoranteve të shumta turistike, të shumë parqeve dhe këndeve për fëmije, ku gjenden dsisa hotele prestigjoze si; Hotel Eurokorça, Hotel 1-Maji, Hotel Perla, Hotel Kalaja etj.
Pozicioni/Pamja e Truallit: Toka/Prona në shitje gjendet 1.5-km nga qendra e qytetit, buzë rrugës "Sul Starovari" (e cila bën pjesë në rrugën nacionale SH64), pasi kalon stadiumin "Gjergji Kyçyku" në krahun e majtë drejtimi nga qendra drejt Drilonit, pa kaluar kryqëzimin me rrugën që zbret drejt liqenit(rruga Vllazërimi). Nga bregu i liqenit, aty ku derdhet lumi i Vërdovës, trualli gjendet 400m larg, nëpërmjet rrugës së "Vllazërimit", ndërsa nga pika turistike e Drilonit gjendet rrethe 4-km larg. Kjo mikro-zonë, ku gjendet toka/trualli në shitje është përgjithësisht e rrafshët me pak pjerrsi, terren/tokë e pershtatshme për bimësin dhe pemë, si dhe solide, e përshtatëshme për ndërtime, në anën lindore të truallit gjende disa vila dhe sipërfaqe toke, ndërsa nga ana jugore dhe perëndimore gjendet rruga "Sul Starovari", ndërsa nga veri-perëndim gjenden një pronë tjetër me 2-vila dhe hapsirë toke në mes, ndërsa nga ana veriore(krahu liqenit) gjendet një vilë tjetër. Në këtë mikro-zonë ka vetëm vila dhe pallate të reja, rezidenca banimi të ndërtuara në vitet e fundit, të cilat blehen(preferohen) jo vetëm nga qytetarët e pogradecit, por ka mjaft qytetarë të zonave(qyteteve) të tjera të vendit që kanë blerë apartamente e vila për banim dhe pushime. Kjo mikro-zonë është e studiuar dhe bëne pjesë në zonën urbane të qytetit, dhe mbi të lejohen të ndërtohen pallate deri në 6-kate mbi tokë.
Madhësia, Forma Truallit/Tokës. Sipërfaqa e tokës/truallit në shitje është 1364m[SUP]2[/SUP] dhe është i rrethuar nga të gjitha anët me murë rrethues. Trualli ka formë të rregullt drejtkëndore, me parametra të përafërt në gjërësi rreth 20m dhe gjatësi(thellësi) rrethë 70m. Sipërfaqa/relieve i pronës është i rrafshët dhe i rregullt pa deformime dhe gropa, me relievë uniformë, ndërsa aksesi/futja në pronë realizohet nga ana jug-perëndimore, direkt nga rruga "Sul Starovari". Nga pozicioni, prona është gjatë gjithë ditës me diell, me pamje si nga kodrat(kurora) e vërdovës/pogradecit dhe nga liqeni. Përmasat dhe pozicioni i tokës/truallit (1364m[SUP]2[/SUP]) është mjaft i përshtatshëm për ndërtimin nga 1-deri në 3-shtëpi/vila, ose një pallat me 6-kate mbi tokë, apo hotel, të cilat dalin në harmoni me terrenin dhe ndërtimet e tjera.
Cilësit e Pronës/Tokës/Truallit e mikro-zona: -në një pozicionin gjeografik ndër më të mirët dhe të preferua të qytetit të Pogradecit, -me pozicion të mirë, pranë bregut të liqenit, turistik dhe mjaft të zhvilluar, -madhësia optimale prej 1364m[SUP]2 [/SUP]që mundëson ndërtimin e një pallatit, hoteli apo deri në 3-vila, -me kufij të pronës të përcaktuar qartë, -me infrastrukturë të kompletuar, si rrugore, energjisë, ujit, kanilzimeve etj, -me dokumentacion të rregull hipotekor(nga pronarët e vjetër), -mikro-zona/toka/ trualli me pamje të gjërë, e pastër, me mikro-klimë të freskët etj.
Përdorimi mëparshëm e aktual, Destinacionet e mundëshme: Kjo pronë/tokë aktualisht shfrytëzohet si parkim për autoveturat dhe lavazh. Destinacionet e mundëshme të përdorimit të kësaj prone/toke janë referuar edhe planeve vendore të studimit urbasnistik, me mundësi për ndërtim pallatesh dhe vilash.
Dokumentacioni: Prona/Toka/Trualli në shitje është me dokumentacion të rregullt, Çertifikat Pronësie, si tokë truall, Pogradec.
Preferencat: Preferohet të shitet vetem në vlere monetare, si një e tërë, e pa ndarë në parcela më të vogla, si dhe nuk këmbehet me siperfaqe ndërtimi, por vetëm në vlerë monetare .
Çmimi i Shitjes: E gjithë sipëfaqe e tokës/truallit prej 1'364m[SUP]2[/SUP], shitet me 210'000 €, i diskutueshëm.
Adresa Pronës: Në rrugën "Sul Starovari"1.5-km nga qendra Pogradecit dhe 400m nga bregu i Liqenit, drejtimi tek derdhja lumit Vërdovës dhe 4-km nga Driloni. Pogradec adgss
Cel: 069 62 81 433 adgss
*******************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)

Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Tiranë
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
 


WhatsApp
Back
Top