• Tirane, ofroj vend pune Drejtor Finance

Logos_csa.jpg



LogosCSA, nje agjenci rekrutimi te punonjesve te talentuar, eshte ne procesin e perzgjedhies se kanditatures se pershtatshme per pozicionin e Drejtorit te Finances.


Personat qe mund te aplikojne jane :


-Persona te diplomuar ne fushen e Finance Kontabilitet dhe Administrim Biznesi;
-Persona me eksperience pune minimumi 5 vjet ne pozicione te tilla te ngjashme;
-Persona me kualifikime specifike si, master, licensa/ekspertiza ne fushen e Finance Kontabilitet, Auditim, Manaxhim

Kerkesa profesionale:


-Aftesi te shkeqyera lidershipi dhe organizative
-Aftesi per te manaxhuar prioritete te ndryshme nen trysnine e punes dhe te plotesoje ato brenda afateve kohore te vendosura.
-Aftesi shume te mira komunikimi me shkrim ose me goje.
-Nje personalitet te maturuar per te punuar ne efikasitet vetem ose me grupin
-Aftesi modeluese financiare ne nivel eksperti dhe te gjykuar analitik
-Te jete ne gjendje te manaxhoje projekte, adminstraten dhe te kete aftesi te mira organizuese
-Te kete treguar aftesi qe punon ne menyre te pavarur, qe ka mbajtur nje qendrim pozitiv dhe ka nje nivel te larte perkushtimi ne pune
-Te jete e familjarizuar me kontabilitetin e kostos dhe analizat kosto –fitim.


Pershkrimi i Punes per pozicionin e Drejtorit te Finances:


-Te siguroje rregullsine dhe perputhshmerine e te gjithave transaksioneve financiare dhe te kontrollit financiar te kryera ne Kompani te jene ne perputhje me procedurat e kompanise, sipas parimeve te kontabilitetit dhe legjislacionit fiskal ne fuqi;
-Te organizoje dhe te optimizoje punen e personelit te sektorit te Finaces dhe Administrates me qellim perdorimin eficent te burimeve njerezore
-Te manaxhoje dhe te mbikqyre te gjitha funksionet administrative ku perfshihen administrimi i personelit,veprimet e IT dhe funksionet e blerjeve.
-Te kontribuoje ne sigurimin e strategjive efektive, ne planifikimin financiar dhe ate te burimeve njerezore dhe te siguroje raportime te informacionit.
-Te hartoje plan-buxhetin e kompanise dhe te jete pergjegjes per ndjekjen e tij pas aprovimit te ketij te fundit nga Drejtuesit ekzekutiv;

Kandidatet e interesuar jane te lutur te paraqesin CV-te e tyre, se bashku me nje leter prezantuese, dhe t’i dergojne keto dokumenta ne forme elektronike ne adresen

info@logoscsa.com, brenda dates 23 Mars 2009.

http://www.logoscsa.com
 


Apply
Back
Top