• Menaxher Sektori

Eksperiencën tuaj në Menaxhim e një sektori që ofron shërbime të marketingut online dhe dëshirën tuaj për t’u Promovuar dhe për të bërë Karrierë mund ta vini në zbatim në pozicionin:

Menaxher/e Sektori

Klienti ynë është një kompani inovative që i ofron zgjidhje interaktive bizneseve në zhvillimin e programeve/soft-eve, web-siteve dhe marketingut online.

Pozicioni i Menaxherit/es të Sektorit ju jep mundësinë që të demostroni njohuritë tuaja në organizimin e fushatave promocionale online (email and sms marketing), zhvillimin e faqeve të internetit, si edhe të aplikacioneve për web, desktop & mobile, duke kontribuar me profesionalizëm në projektet e kompanisë. Gjithashtu, ju duhet të keni aftësi shumë të mira promovuese dhe shitëse në mënyrë që të realizoni objektivat e përcaktuara.

Për t’u kualifikuar për këtë pozicion ju duhet të keni përfunduar studimet e larta në të paktën njërën prej degëve: Inxhinieri Informatike, Informatikë, Matematikë Informatike, Inxhinieri Elektronike. Përbën avantazh nëse keni pasur përvojë të mëparshme në menaxhimin e serverave dhe domain-eve. Mos e humbisni këtë mundësi duke na kontaktuar në adresën e mëposhtme elektronike.

Aplikoni tek punesim@profesionisti.al me CV-në tuaj bashkangjitur
 


Apply WhatsApp
Back
Top